Albania

“10 mijë familje kanë përfituar nga grantet”/ Ruseti: Rindërtimi ka nisur prej kohësh, s’ka lidhje me fushatën

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti deklaroi sot se procesi i rindërtimit të banesave nga tërmeti është një proces dinamik, që ka nisur prej kohësh dhe vijon ende.

Gjatë një interviste në media, Ruseti iu përgjigj akuzave të opozitës se bashkia po bën propagandë në këmbim të votës duke u dhënë qytetarëve certifikatat e shtëpisë.

Ruseti tha se bashkia po jep ato certifikata ku rindërtimi i banesave ka nisur prej kohësh, që nga tërmeti i parë i shtatorit dhe më pas, duke vijuar me tërmetin tragjik të nëntorit.

Qëllimi i vetëm, sipas saj, është futja sa më parë e familjarëve në shtëpitë e tyre.

“Fokusi i bashkisë kanë qenë shtëpitë rurale individuale. Deri tani janë futur në shtëpitë e reja 200 familje dhe pritet të hyjnë edhe 200 të tjera”, u shpreh ajo.

Në lidhje me familjet në çadra, Ruseti tha se janë 80 aktualisht, por, vuri në dukje se pjesa më e madhe e tyre janë të strehuara në kontejnerë.

“Kemi 10 mijë familje që kanë përfituar nga grantet e rindërtimit dhe 1600 familje që kanë marrë grantet për ndërtimin e shtëpisë nga e para apo rikonstruksione të thelluara. Kemi nisur me miratimin e granteve që do i shkojnë kryesisht dy lagjeve të reja në Tiranë asaj të 5 Majit dhe të Kombinatit. Kemi 380 familje të zonës së Kombinatit që kanë filluar të nënshkruajnë kontratën e tyre për shtëpitë e reja. Ne i kemi dhënë prioritete banesave individuale në zonat rurale, ku deri tani kemi 200 familje të akomoduara në shtëpitë e reja dhe 200 të tjera janë drejt përfundimit. Kemi vetëm 80 familje që janë në çadra, kryesisht janë në kontejner. Në total kemi 20 institucione arsimore që janë prekur dhe 11 janë aktualisht në proces rindërtimi apo rikonstruksioni. Kjo punë nuk është propagandë, pasi ka nisur me kohë pas tërmetit të shtatorit 2019”, tha Ruseti.

Duke u ndalur te kreditë e buta, Ruseti tha se në fokus janë familjet e reja dhe se vitin e kaluar janë dhënë 1000 kredi të buta nga fondet e bashkisë Tiranë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Vazquez will miss the rest of Real Madrid's season. He has a sprained cruciate ligament
Mesut Ozil: Real Madrid are the favourites for the La Liga title. Benzema - the best striker of the championship
Bixant Lizarazu: Benzema is one of the best players in the history of French football
A cautious line-up hurt Barca in the first half and forced them to go all-in. Second half = fun
Messi does not score against Real Madrid after Ronaldo's departure to Juve. In the last clasico before the transfer, both scored
Modric-Pique after the clasico: Waiting for the referee to complain, right?
Actor of the year in the English League 1: hit the ball in the head of an opponent and pretended that it was not him