Albania

“2021 do të jetë një përgjigje përfundimtare për ata që duan të nxijnë këtë vend”/ Halli më i madh i opozitës është Reforma në Drejtësi

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi sot se halli i parë dhe më i madhi i opozitës është Reforma në Drejtësi.

Në një intervistë televizive Spiropali tha se, “shqiptarët e dinë se kush është Edi Rama dhe sa më shumë shan e fyen opozita aq më shumë votohet Edi Rama”.

“Ne kemi fituar mandatin e parë qeverisës në 2013 dhe një betejë edhe më të fortë në 2017 dhe besoj se 2021 do të jetë një përgjigje përfundimtare për ata që nuk nxijnë vetëm Edi Ramën, por duan të nxijnë këtë vend”.

Për presidentin Meta, Spiropali tha se, “Presidenti i Republikës ka dalë nga të gjithë binarët institucionalë, por edhe në sjelljet e tij të përditshme i bën dëm modelit qytetar në vend, për nga gjuha që përdor, për nga etika, për mesazhet që jep, që shpesh herë ngjajnë me gjuhën e Agimi të Artë dhe për faktin se Presidenti i Republikës duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Pra në të gjitha pikëpamjet institucioni i Presidentit është një institucion që na turpëron”.

“Institucioni tjetër i rëndësishëm,  është opozita shqiptare e cila duhet ta ushtrojë funksionin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ne jemi Republikë parlamentare. Duhet të përfaqësojë në atë Kuvend qytetarët që e kanë votuar. Po ashtu doli nga binarët, doli nga institucioni. Mendoi se mund të krijojë një kaos institucional dhe të shkatërrojë rendin kushtetues duke braktisur Kuvendin dhe duke bojkotuar zgjedhjet vendore. I bëri llogaritë gabim, dukshëm, në një bashkëpunim me Presidentin e Republikës  për shtyrjen e zgjedhjeve, përcaktimin e një date tjetër. Hasi në kundërshtinë e fortë të partnerëve tanë. Po dhe në vendosmërinë e kësaj mazhorance dhe Kryeministrit për të mos çeduar përsa i përket shtyllave të shtetit. Zgjedhjet u bënë dhe ky është rezultati. Opozita jashtëparlamentare është tani në rrugë. Nuk ka deputetë, nuk ka këshilltarë, nuk ka kryetarë bashkish. Është totalisht e papërfaqësuar për shkak të papërgjegjshmërisë së saj nga fillimi në fund”, tha Spiropali.

Spiropali tha se, “në zgjedhje do ta shohim sesa pushtet moral ende ushtron opozita, media etj. Por fakti është që janë jashtë institucioneve dhe që kanë zhbalancuar vërtetë raportet e institucioneve në Shqipëri për halle të tyre. Halli i parë dhe më i madhi, Reforma në Drejtësi. Ne nuk i kemi kapur institucionet e drejtësisë, përkundrazi ne i kemi ç’kapur. Kemi hequr duart e politikës nga institucionet e drejtësisë. Institucionet e drejtësisë kanë qenë të kapura dhe kanë siguruar në këtë vend pandëshkueshmërinë e politikanëve”. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Inter will not sack Conte regardless of results in the Champions League. The club wants a long-term project
Zidane on Hazard: He hasn't been injured in his entire career, but now... It's a difficult situation, but Eden is very strong
Robertson about VAR: We just want consistency. The same mistakes are made
In the USSR, only football was hotly debated. In 1947, writer Steinbeck and war photographer Capa traveled around the Union and went to a match in Georgia
Joan Laporta: Barcelona and the Champions League are a shattered success story. I want to return the club to the top of world football
Cavani apologized for the word Negrito on instagram: I am against racism. The last thing I wanted to offend anyone
Loew will lead the German national team at the Euro