Albania

300 000 të vaksinuar në Shqipëri/ PS arrin të bëjë sukses edhe aty ku duket i pamundur

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër tha se të gjithë duhet të votojnë më 25 Prill, për të mbështetur politikën që nuk lë vetëm njerëzit, por që është bashkë me to.

Kryeministri Edi Rama tha se, “deri më sot në Shqipëri janë vaksinuar 300 000 persona dhe shumë e shumë gjyshe e gjyshër janë më të qetësuar, por gjithsesi shqetësimi nga pandemia, nuk duhet të bëhet pengesë për të votuar, pasi më vonë mund të kthehet në mërzi dhe pendesë”.

“Nuk ka diskutim që sot, në të gjitha familjet, ndërsa ka nisur lehtësimi nga ankthi i virusit, një tjetër shqetësim ka nisur të marrë formë, sepse falë lidershipit tonë, falë këmbënguljes sonë, falë angazhimit tonë, sot janë mbi 300 000 të vaksinuar në Shqipëri. Sot gjyshet dhe gjyshërit e të gjithëve pavarësisht se janë demokratë apo socialët buzëqeshin, pra rreziku i jetës nuk është më i pranishëm, aman shqetësimi tjetër natyrshëm më i kuptueshëm i njerëzve kur rreziku i jetës është larguar, është e nesërmja dhe mirëqenia”,- u shpreh Rama.

“Si do jem nesër? Si do jetë familja ime nesër? Bukur fort, një mrekulli, jeta tanimë nuk është në rrezik, edhe pse duhet të vazhdohet të ruajmë distancat, duhet të jemi të vëmendshëm, pasi shikoni ça po ndodh në Greqi, Kosovë e Maqedoni, numrat po rriten dhe fatkeqësisht po rriten edhe vdekjet dhe kjo situatë mund të ndryshojë për fat të keq edhe për shkak të atyre grumbullimeve që nxisin infektimin dhe nuk mbrojnë vaksinimin. Sidoqoftë, ajo që sot unë dua t’ju them të gjithë atyre që e kanë këtë shqetësim, që shqetësimi mos ta lejojnë që ti pengojë për ta parë të ardhmen me shumë shpresë. Shqetësimin mos ta lejojnë të na pengojë për t’u çuar nga vendi për të hapur derën dhe për të dalë për të marrë rrugën dhe për të votuar në 25 prill PS”,- tha Rama.

“Shqetësimin mos e lejojnë t’ju kthehet në pakënaqësi dhe në mërzi, dhe sidomos në indiferencë sepse do të ishte vërtetë mëkat, që ndërkohë që ne ja dolëm, aty ku shumë të tjerë akoma nuk po ja dalin dot, ndërkohë që ne sot jemi në krye, në fashën më të lartë, në shoqërinë më të papritur, me vendet super të zhvilluara për ritmin e vaksinimit, si nuk ja dilkemi ne që të ngjitemi në majën ku është misioni i gjeneratës sonë për ta ngjitur Shqipërinë. Si nuk ja dilkemi ne, që të shkojmë aty ku gjenerata të tëra nuk ja dolën dot. Si nuk ja dilkemi ne, që t’ja dalim aty ky politika e shumë e shumë dekadave nuk ja doli dot”, vijoi Rama.

“Patjetër që ne mundemi, sepse politika e shumë e shumë dekadave po të ishte akoma e ulur këmbëkryq në krye të vendit, Shqipëria nuk do ishte sot, duke lënë pas tunelin e pandemisë, por do të ishte njësoj si vendet e  tjera rrotull nesh, që nuk arrijnë dot të futen në procesin e vaksinimit. Nëse politika e gjithë atyre dekadave do ishte ulur këmbëkryq sot, Shqipëria nuk do ja dilte dot, të reagonte siç reagoi ndaj plagëve të tmerrshme të tërmetit”,- theksoi Rama.

“Këtë e bëri fakti që ne, familja jonë e madhe socialistët dhe progresistë, i dhanë jetë një politike që arrijnë të bëjë sukses edhe aty ku suksesi duket i pamundur. I një politike, që është me njerëzit dhe për njerëzit dhe kurrë nuk i lë njerëzit vetëm. I një politike që sot, ka shumë më tepër eksperiencë, sot ka nxjerr shumë më tepër mësime se ç’kishte. Që sot ka shumë më tepër arsye që të ketë bindjen e madhe se ky vend jo vetëm bëhet, se kjo ka qenë një bindje që e kemi patur dhe më parë, por se këtë vend mundet dhe do ta bëjmë ne, ne që jemi këtu, ata që po na ndjekin tani dhe të gjithë të tjerët që janë njësoj si ne dhe që janë bashkë me në tërë Shqipërinë dhe matanë Shqipërisë”,- përfundoi Rama. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Guardiola on Man City before the Champions League final: I didn't talk about Chelsea for a second. We're thinking of Brighton
Cristiano Ronaldo: Someone can have one or two great seasons. The really strong ones are the ones who are good year after year
Real Madrid is the most expensive football brand in the world. Barcelona-second, Manchester United-third (Brand Finance)
Draxler has extended his contract with PSG until 2024
Tottenham value Kane at 150 million pounds and do not want to let him go to the Premier League club
Real Madrid are unlikely to extend their contract with Ramos if Varane stays at the club
The Government of the Russian Federation has allocated more than 1 billion rubles for the preparation and holding of International competitions