TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Në gjitha qendrat shëndetësore kudo në vend ka nisur  vaksinimi falas ndaj gripit për grupet e riskut të cilët janë të parët që e përfitojnë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se këtë vit është rritur në 368 mijë doza vaksina kundër gripit, kundrejt 70 mijë dozave që ishin në vitin 2019.

“Siç e premtuam, vaksinimi falas ndaj gripit prej 30 shtatorit po kryhet në gjithë qendrat shëndetësore kudo në vend, për personelin shëndetësor, për të moshuarit, individët me sëmundjet kronike, fëmijët 0-5 vjeç, gratë shtatzëna dhe po vijon në çdo çerdhe, kopsht e shkollë për edukatoret dhe mësuesit sipas planit tonë të vaksinimit të grupeve të riskut”- shprehet Manastirliu. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.