Albania

6 mijë pagesa cash për të prekurit e tërmetit të nëntorit, Veliaj: PD parti e falimentuar moralisht, më 25 prill do mundet sërish

Janë 6 mijë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat i kanë marrë pagesat e dëmshpërblimit ose do t’i marrin këto ditë, për të riparuar shtëpitë që pësuan dëme nga tërmeti, që futen në kategoritë DS1, DS2, DS3. Në fjalën e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sqaroi se i gjithë procesi ka qenë transparent. Ai falenderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe që nuk janë bërë palë me parti të falimentuara moralisht.

“Deri tani kemi kaluar afërsisht 6061 pagesa për dëmet DS1, DS2, DS3. Partia Demokratike deri tani ka bashkëpunuar vetëm me 6 spekulantë. Për të gjithë qytetarët që mërziten u them, mos u mërzisni! Fakti që kemi spekulime vetëm 1 në 1000, do të thotë se 999 të tjerët ose në total nga 6000, 5994 qytetarë janë shpërblyer, janë mirënjohës, u thonë faleminderit atyre që i kanë ndihmuar dhe nuk bëhen palë me parti të falimentuara moralisht, që si hiena mundohen të gjejnë e të bashkëpunojnë me spekulantë për të kërkuar më shumë se ç’u takon apo për të gënjyer që s’i kanë marrë këto pagesa. Të gjitha pagesat janë të dokumentuara”, tha Veliaj.

Veliaj deklaroi se PD do e marrë përgjigjen e duhur më 25 prill, kur do të mundet sërish në zgjedhje. Ai nënvizoi se ishte pikërisht PD që la qytetin pas dore. “30 sekonda nga transmetimi i spekulimit, ne arrijmë të gjejmë faturën e pagesave, ndaj për PD nuk kam asnjë përgjigje. Në datë 25 prill, ata do të munden sërish, në një qytet që e lanë pas dore, që i lanë plehrat mullar, që u ngeci Sahati dhe që kur kam ardhur ditën e parë kam paguar pagesat e përmbytjeve të lumit të Tiranës që vinte deri tek “Siri Kodra” e futej brenda në qytet, të cilët ata nuk i dëmshpërblyen kurrë. Ata nuk dëmshpërblyen kurrë njerëzit që i hodhën në erë në Gërdec, nuk dëmshpërblyen kurrë njerëzit që i vranë në Bulevard dhe nuk dëmshpërblyen kurrë dikë që iu dogj shtëpia apo e përmbyti lumi. Zgjidhja do vijë vetëm nga ata që u japin ‘dum’ gjërave, ama njerëzit duhet të kuptojnë: Këto para nuk janë as të Lali Erit, as të Edi Ramës, janë paratë e taksave. Kjo do të thotë se fakti që dikush spekulon me partinë e spekulantëve dhe kërkon më shumë pagesa se të tjerët, është fyerje për 99.9% të njerëzve që trajtohen me respekt dhe është fyerje për 100% të taksapaguesve të cilët thonë: I jap këto taksa që të shkojnë tek hallexhiu, jo që të shkojnë tek një parti që e përdor hallin si alternativë për pushtet, kur e kupton që s’ka asnjë votë më në këtë qytet”, tha ai.

Veliaj siguroi se nuk do të lejojë kurrë që një spekulim në një mijë të ulë ritmin e punës apo ritmin e transparencës për këdo që shfrytëzon hallin e dikujt.

Football news:

Manchester United are ready to offer Chalhanoglu a 5-year contract. In the summer he becomes a free agent
Ceferin made it clear that we are categorically against it. UEFA on Bartomeu's words about the European super League
Pep on the criticism: Defeat is becoming a disaster these days because of social media. Sometimes the opponent is better than us, this is life
FIFA about Bartomeu's words about the European super League: we do not know about any agreement
Brother, don't give up on him. He's playing against us. Benzema asked Mendy not to give the ball to Vinicius at half-time of the match with Borussia
In 2010, Pirlo negotiated with Barca. The main playmaker of the generation was ready to go to Pep even in the rotation
Chugainov about Loko in the Champions League: there are Chances to get out of the group. The team looks confident and worthy