Drejtuesi politik i PS për Qarkun Shkodër, Ilir Beqaj, në një intervistë për emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se PS do të marrë e vetme në zgjedhje më shumë se 72 mandate.

Beqaj theksoi se PS nuk ka nevojë që të bashkëpunojë me asnjë parti tjetër, as me PSD-në e Tom Doshit, pasi shumicën e vendeve në parlament do ta fitojë vetë.

“Skuadra e qeverisë është rinovuar dhe ndryshuar, disa herë. Ne do i përmbahemi detyrimit ligjor, si PS. Zgjedhjet do jenë të rregullta, ashtu siç është parashikuar në legjislacionin shqiptar. Është çështje që merr shumë vëmendje, sepse ata që shkelin dekriminalizimin, mbajnë përgjegjësi ligjore. Personi mban përgjegjësi për vetë-deklarim.

Duhet të ketë zbatim të ligjit, çështja është e qartë. Prokuroria e kishte të pamundur që të ndërmerrte punën, për të zbatuar dekriminalizimin. Partitë do të hyjnë me 140 kandidatë, madje më shumë se kaq. Së paku 2500 kontrolle, Prokuroria nuk i bënte dot, për shkak se duhej informacion edhe nga jashtë shtetit. Ne nuk kemi nevojë që të bashkëpunojmë me PSD-në. Ne do marrim shumicën e vendeve në parlament vetëm si PS. Ne luftojmë për vota të Partisë Socialiste. PS do ketë më shumë se 72 mandate”, tha Beqaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb