MENIDHI

Në orët e para të kësaj të diele në Minidi të Greqisë u regjistrua një ngjarje e rëndë, me protagonistë oficerë grekë të policisë dhe qytetarëve romë.

Mediat helene shkruajnë se patrulla e policisë ishte njoftuar se diku në Minidi kishte zhurmë të madhe. Kur patrulla shkoi në vendngjarje, vuri re se aty kishte aheng.

Kur policët i kanë kërkuar pronarit të shtëpisë që të dalë jashtë sepse do e shoqëronin, 30 romë të zemëruar kanë nisur të shtënë me sende të rastit mbi makinën e policisë dhe mbi oficerët grekë.

Si rezultat, dy oficerë policie u plagosën dhe njërit i duheshin katër qepje në krah. Turma e zemëruar theu xhamat e makinës së patrullës. Ndihmë më e madhe u thirr menjëherë dhe oficerët e policisë që shkuan në zonë arrestuan katër persona.

Përpos arrestimeve për thyerje të qetësisë publike, qytetarëve romë iu vendos edhe një gjobë prej 3000 euro, për shkak të thyerjes së rregullave të koronavirusit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb