Albania

Aida Doçi me fjalë të mëdha për burrin e saj: Është më i vlefshëm se sa karriera

Aida Doçi: Pa partnerin tim nuk do e kisha karrierën, është më i vlefshëm se sa karriera.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, që një kohë është komentuar mjaft shumë për jetën personale, saktësisht romancën me menaxherin e saj, Naser Qelin.

Derisa u përfol gjatë gjithë kohës për lidhjen e pati paragjykime të shumta, ajo vazhdon të theksojë dashurinë e madhe që ka ndaj tij.

E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Libero me Resul Sinanin”, gjersa në një nga sfidat i duhej të bënte zgjedhje në mes karrierës dhe partnerit.

26-vjeçarja tha se nuk do ishte e lumtur nëse do vazhdonte karrierën pa partnerin e saj.

“Pa partnerin tim nuk do e kisha këtë karrierë, tani Zoti ka dashur kështu por ai ka qenë sebepi i kësaj pune. Normalisht më i vlefshëm është ai për mua se sa karriera, nuk mundem me qit përpara”.

“Nuk do mund të isha e lumtur nëse e kisha vazhduar karrierën dhe mos ta kisha atë”, kanë qenë fjalët e Doçit.

Të njëjtit kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti. Për Aidën kjo është martesa e parë dhe në anën tjetër, Naseri ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Football news:

Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him
PSG have three strong-willed victories in this Ligue 1 - over Angers, Lyon and Troyes
Camp Nou lacks care. Under Rosel, the stadium was polluted by pigeons, under Bartomeu there were 127 construction defects
Joan Laporta: My worst moment at Barca was the departure of Messi. The best is a loan of 595 million euros