Albania

AlternAtivA: Të mos vendoset orë policore për Bajram

Duke u gjendur në vigjilje të festës së madhe të Bajramit të Madh, duke e parë se piku i pandemisë tashmë ka rënë dukshëm, ndërsa besimtarët myslimanë janë treguar mjaft të përgjegjshëm në respektimin e rekomandimeve gjatë riteve fetare në xhami, AlternAtivA propozon që gjatë ditëve të festës së Bajramit të mos vendoset orë shtesë policore, në mënyrë që besimtarët të mund ta falin Bajramin nëpër xhami dhe të mund t’i bëjnë vizitat e festës gjatë ditës.
Gjithsesi për neve nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, por duke i vlerësuar edhe kërkesat e besimtarëve myslimanë, ky propozim i AlternAtivA-s i drejtohet Komisionit për Sëmundje Infektive që ta shqyrtojë atë, ndërsa pavarësisht qëndrimit përfundimtar të qeverisë, ne gjykojmë se tashmë janë pjekur kushtet që mos të ketë orë policore shtesë në këto ditë feste, në mënyrë që Bajrami të jetë jo vetëm kremtim fetar, por edhe ngadhënjim mbi virusin Covid-19.

Football news:

Havertz told Bayer that he wanted to leave. Chelsea is ready to pay 70+30 million euros for it
Spartak-Lokomotiv: who will win?
Raphael Leau on the victory over Juve: All the Milan players fought for every ball
Griezmann will remain at Barcelona for the next season
Cristiano on the defeat by Milan: Keep your head up and keep working!
This is the best Milan in years: superkambekom with Juve (3 goals in 5 minutes!) saved the intrigue in Serie A
Zlatan Ibrahimovic: I am the President, player and coach! If I had been in Milan since the start of the season, we would have taken the scudetto