Albania

Ambasada e SHBA-së, thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve për marrjen e vizës në këmbim të parave

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/  Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një njoftimi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve për marrjen e vizës, në këmbim të parave.

Ambasada shkruan se shpesh kontaktohen nga individë të cilët kanë rënë viktima nga mashtrimet e vizave, duke shtuar se zakonisht ato bëhen përmes faqeve të rreme te internetit, adresave të e-mailit dhe kërkesave për tarifa shtesë.

“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë”, thekson ambasada e SHBA.

“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, shprehet ambasada e SHBA-së. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Messi has not scored against Real Madrid since May 2018
Zinedine Zidane: Real Madrid beat Barca deservedly. You can't blame everything on the judge
Ronald Koeman: The referee should have taken a clear penalty. But Barca will have to accept it again
Sergi Roberto on Braithwaite's fall: I was surprised that the referee immediately said that nothing had happened. He did not address VAR
Ex-referee Iturralde Gonzalez believes there was a penalty on Braithwaite. Andujar Oliver thinks not
Casemiro got 2 yellow cards in a minute and will miss Real Madrid's game with Getafe
Nacho about 2:1 with Barca: It was like a final, a very important victory. But Real Madrid still have a lot to do