Albania

ANKARA – BE, NATO dhe OBSH ofrojnë ndihmë për Turqinë dhe Greqinë e pastërmetit

ANKARA, 30 tetor /ATSH-AA/ – BE, NATO dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ofruan sot ndihmën e tyre për Turqinë dhe Greqinë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6,6, që tronditi rajonin e Egjeut.

“Po ndjek nga afër zhvillimet e tërmetit të fortë që goditi Detin Egje pranë Greqisë dhe Turqisë,” shkroi në Twitter presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit”, shtoi ai.

“Ne po ndjekim situatën dhe jemi gati të ndihmojmë, në të gjitha mënyrat e mundshme”, shkroi gjithashtu në Twitter, kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Jam thellësisht i trishtuar nga raportet nga tërmeti në Egje. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit”, ishte postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Twitter, duke theksuar se Aleanca është e gatshme të ndihmojë aleatët e saj Greqinë dhe Turqinë.

Ndërkohë, edhe Franca ofroi ndihmë për të dy vendet.

“Franca qëndron përkrah popullit turk dhe atij grek, për t’u përballur me këtë kalvar të tmerrshëm. Nëse qeveritë e këtyre vendeve dëshirojnë kështu, ndihma franceze mund të dërgohet menjëherë në vend”, shkroi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së, u shpreh se organi shëndetësor botëror po vëzhgon nga afër zhvillimet që ndodhin në Turqi dhe Greqi pas tërmetit dhe uroi shërim të shpejtë për ata që u prekën nga tragjedia./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

De Bruyne will sign a 5-year contract with Manchester City. He entered negotiations after Pep extended his contract
Tiago will miss a few more weeks. The knee injury was more serious than expected
Suarez will not play against Bayern. He again tested positive for coronavirus
Barcelona wants the yellow Messi to be cancelled. He took off his shirt in memory of Maradona
Juve want to buy Morata from Atletico in the summer. Pirlo considers him an ideal partner for Ronaldo
Inter will not sack Conte regardless of results in the Champions League. The club wants a long-term project
Zidane on Hazard: He hasn't been injured in his entire career, but now... It's a difficult situation, but Eden is very strong