Albania

Artur Zheji nis një mesazh vajtues për Aneta Ramën një javë pas ndarjes nga jeta, sekuestro e pasurive të Ylli Ndroqit e bën të ndryshojë mendje: Pati “krisma” në Tiranë

Analisti dhe moderatori Artur Zheji njofton se kishte nisur të shkruante ca rreshta vajtuese për Aneta Ramën, nënën e kryeministrit Edi rama që u nda nga jeta gati një javë më parë.

Por sipas Zhejit, “krismat” në Tiranë me bllokimin e medias ku punon, Ora Neës, për shkak të sekuestros së vënë nga SPAK për dyshimet të lidhjes së Ylli Ndroqit (alias Xhemail Pasmaçiu” me trafikun e drogës, e kishin ndaluar një nismë të tillë personale të tij.

Zheji sulmon qeverinë për bllokimin e kësaj mediaje, sipas tij për qëllime personale, ndërsa bën krahasime me historinë e Trojës së Lashtë.

Zheji shkruan se “kur u vura në dijeni për “sekuestron” e Tv Orës, po mendoja se kisha një detyrim personal, për të shkruar disa rrjeshta vajtuese për një “mikeshë” të humbur, të rinisë sime të hershme, Aneta Ramën. Dje, thjesht nëna e Edit, sot nëna e Kryeministrit…

Them mikeshë për Netën, (elegante, e fisme dhe mendjemprehtë) sepse ishte në ato kohë një bashkëbiseduese e e dashur dhe e dhëmbshur dhe bënte çmos që të kish sa më shumë këshilla në të folmen e saj prej nëne dhe shoqeje.

Por ja që pati “krisma” dhe Tirana u gdhi me lajmet e bllokimit dramatik (aspak enigmatik) dhe policesk të Shtëpisë Mediatike, ku punoj prej tre vitesh…

Mirëpo nëse në të shkuarën tonë antike, pellasge dhe jo vetëm, Priami Mbreti i Trojanëve, i kërkoi Akilit, trupin e të birit, Hektorit që ta varroste me nderet e duhura, “Ulërima e Xhunglës” shqiptare, të zgjon me kamzhik nga meditimi, për largimin pa kthim, të një shpirti prej nëne, që pati përkujdesje edhe për mua, vite me rradhë, vite të shkuara…

Askush nuk mund ta thotë sot, se kush kërkon të mbyllë televizionin Ora, Spaku apo Qeveria, apo të dyja në bashkëpunim të ngushtë me njera tjetrën.

Porse një gjë është e qartë, gëzimi i kryeministrit, Edi Ramës, dhe jo vetëm, është padyshim një gëzim shumë i harbuar pas kësaj që po ndodh mbi kurriz të Tv Ora. Sepse “urrejtjen” dhe refuzimin për këtë Tv, e ka shprehur më shumë se sa hapur…

E pra, ku ka “gëzim” kryeministror, për një të tillë gjë, ka dhe angazhim dhe “kujdestari” negative, për mbylljen e televizionit Ora dhe të shumë “gojëve” me profil të pavarur në të njejtën kohë…

E pra, Ulurëma fuqiplotë e Xhunglës dhe të xhunglarëve, nuk duhet të “shqetësohet”, nga personalitetet e pavarura, që “banonin” deri dje në atë Televizion…, ndoshta dhe Qeveria dhe edhe drejtësia jonë e pavarur, mendojnë njësoj edhe kësaj rradhe…”!

Football news:

Ranieri on 0:3 with Juve: I did not expect such a weak game from my players
Leeds can buy Malinovsky for 20 million pounds
David Silva made his debut for Sociedad in a game against Real Madrid
Bayern Munich and Borussia Dortmund are Interested in Barcelona forward de La Fuente
Rodgers has 100 WINS in the Premier League in 210 games. Only Ferguson, Dalglish and Keegan have a better result among the Brits
Ferran Torres: I Knew that Manchester City have strong players, and in training I saw how
Leicester scored 6 points in the opening two rounds of the Premier League for the first time since the 2015-16 championship season