Albania

Arvizu: Isha i shokuar! Ish-komandanti i grupit të zjarrit më 21 janar, Malaj: Pati urdhër “Zjarr”! E pashë Agim Llupon që qëllonte, por s’e dija që ishte ai. Protestuesit nuk e hapën derën

Rrëfime të pathëna dhe detaje që ndoshta ishin harruar. Ish-komandanti i grupit të zjarrit Agron Malaj tregoi në “Real Story” në Neës24 minutë pas minute çfarë ndodhi më 21 janar 2011.

Ai shpjegon se si u thye perimetri i parë i sigurisë, si ndodhi hapja e derës dhe deri tek tërheqja e një pjese të efektivëve, por mohon faktin se protestuesit hapen deren e gardhit te kryeministrise!

Një rrëfim vjen dhe nga ish-ambasadori i SHBA Alexander Arvizu.

AGRON MALAJ

Kishte shumë tension, pasi patëm debate për vendosjen e njësisë speciale, dhe tensioni u shtua pasi një pjesë e forcave ikën, dhe mbetëm pak oficerë dhe pak ushtarë.

Pasi dhe forcat e policisë u çanë nga turma, gjithë pesha ra tek forcat e gardës, dhe garda nuk ka përgatitje për menaxhim për turmat, dhe as Njësia Speciale nuk është e specializuar të merret me turmat e civilëve.

Pati urdhër ‘ZJARR’, nuk dihej nga vinte. Pati një kundër urdhër nga komandanti i Njësisë Speciale, ‘kujdes me përdorimin e armëve të zjarrit’, për të gjithë oficerët, të cilët përsëritën urdhrin tek trupat.

Fillimisht u përdor zjarr në ajër me fishekë manovër, pastaj pamë degët që binin, dhe konstatuam që po përdoreshin fishekë real, gjë që duhej t’i kish Njësia Speciale, jo vendrojat, apo radhët e para të ushtarëve.

Gjatë hapjes se portës pati një gabim, pasi as nuk u hap nga protestuesit, por nga fotografi i gardës, për të dokumentuar veprimet e protestuesve, më pas në rrëmujë ngeli ashtu dhe u shty nga protestuesit.

Në momentin e hapjes së portës patëm thyerje të perimetrit të parë të sigurisë, ne kishim 3 perimetra:

1 porta,
2 teli me gjemba,
3 pedana

Por një trupë e specializuar edhe turmën duhet ta presë sipas agresivitetit, pra një turmë pa armë nuk e pret dot direkt me zjarr. Edhe kur hyri makina, prapë nuk mund të hapësh zjarr direkt, pasi hapja e zjarrit ka qenë individuale, pasi ne i bëmë instruktazh trupave (e ka edhe prokuroria) që zjarri hapet me urdhër, por përgjegjësia e hapjes së zjarrit është individuale.

ALEXANDER ARVIZU

Pyetjet e para ishin nga erdhën krismat, kush qëlloi kë, por isha i shokuar, pasi në atë kohë specifike të protestës, nuk kishte ndonjë kërcënim eminent, sigurisht jo ndaj Kryeministrisë. Autoritetet dukshëm e kishin vënë situatën nën kontroll. Tani thashë, do jetë një ditë fatkeqe.

AGRON MALAJ

Agim Llupo kur qëlloi, ishte tek dritarja, siç shihet edhe nga pamjet, dikush the në radio ‘U HAP PORTA’. Porta ishte diçka “E SHENJTË” aty filloi hapja e zjarrit. Në moment bërtita “KUJDES, MOS PËRDORNI ARMËT E ZJARRIT”, ishim edhe të gjithë të maskuar, e kam parë personin që qëllonte, po nuk e dija që ishte Llupo, i cili ishte shef shtabi, pra eprori im, e nuk i dija vendndodhjen. Në të vërtetë nga pamjet, duket që Llupos i iku arma, pasi automatiku model 55 është shumë i vështirë në përdorim.

Kam pasur komunikim fillimisht me ish-komandantin e gardës Arben Çuko. Më pas kam parë Ndrea Prendin që pati komunikim të rëndë me ish-komandantin e gardës Arben Çuko.

E pashë edhe kur u godit me gurë, por ka qenë në lëvizje. Unë urdhra direkt nga Ndrea Prendi nuk kam marrë, pasi marrim urdhra vetëm nga komandanti jonë.

Nuk kam marrë urdhra të drejtpërdrejt nga Ndrea Prendi, pata vetëm një pamje vizuale që të organizohet njësia speciale, por ne nuk marrim urdhër nga komandanti i gardës, ne marrim urdhër nga komandanti ynë, se s’mund të zbatohen urdhra verbalë. Mund të çmendet dikush e të japë urdhër për zjarr e të bëhet skandal i madh.

ANDI BUSHATI

Unë mendoj që Sali Berisha atë ditë i frymëzoi gardistët, policët, njerëzit e tij me uniformë dhe pa uniformë, të ishin të dhunshëm përtej kufijve të ligjit, pikërisht për t’i treguar dhëmbët opozitës dhe për t’i treguar që kryeministria si simbol i pushtetit të tij të paprekshëm nuk mund të cenohet dhe preket.

MERO BAZE

Në qoftë se nuk do dilnin shfaqjet e pamjeve që demonstruesit ishin vrarë nga oficerët e gardës, jo që do arrestoheshin, por opozita kishte për t’u penalizuar si gjakatare, që vrau njerëzit e vet në përpjekje për të inkriminuar qeverinë.

Football news:

Moreno has 6 goals in his last 5 games for Villarreal
Coach of Zagreb: In the matches with Krasnodar, we showed how good we are. Only the implementation needs to be worked on
Ole Gunnar Solskjaer: Manchester United are waiting for three important weeks, matches with Chelsea, Leicester. We are confident in ourselves
Gattuso on Granada: If Napoli were killing time like this, we would have been smeared in the press
Dzeko is Roma's top scorer in European competitions. He scored the 29th goal and beat Totti
Mikel Arteta: We got to give them two goals. Would hate to fly out of the Europa League
Milan kicked 18 penalties for the season. This is the best result in the top 5 leagues in Europe