Albania

ASH: Bogdanoviq të japë dorëheqje! Kosova e pavarur realitet i pakthyeshëm!

Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq, vazhdon me provokimet e tija ndaj një realiteti të pakontestushëm siç është Kosova e Pavarur. Ky sërbofil që sheh endërra me sy hapur, harron se është Kryetar i Komunës Qendër të Shkupit, kryeqytetit të një vendi që ka pranuar dhe ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran dhe është i obliguar t’i respektojë vendimet e Qeverisë, Kuvendit por edhe Kushtetutën e vendit.

Bogdanoviq është i obliguar ta respektoj Kushtetutën e vendit të tij para se ta flasë për Kushtetutën e Sërbisë!

E përkujtojmë Bogdanoviqin se edhe me Ligjin e Kushtetutes të cilin e propozoj dhe e inkorporoj ASH në ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht kufizohet me Republikën e Kosovën. Bogdanoviq me dekratën e tij tregon se nuk e respekton Kushtetutën e vendit dhe si i tillë nuk është i denjë për të udhehequr me një Komunë prandaj duhet te jap doreheqje menjeherë.

Bogdanoviq me deklaratën e tij bie ndesh me shumicën absolute të shteteve të BE dhe të SHBA të cilët e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran.
Ftojmë partinë e tij LSDM të deklarohet se a pajtohet me deklaratat e Bogdanoviqit? Nëqoftëse jo, të njejtit t’i kërkojë të dorëhiqet!

Bogdanoviq kurrë nuk e ka patur përkrahjen e ASH gjatë zgjedhjes së tij per Kryetar të Komunës qendër dhe kurë nuk do ta ketë. Por shtrohet pyetja se si ndihet partneri i tyre i koalicionit BDI që e kanë votuar në zgjedhjet e kaluara komunale?

Para se te japë dorëheqje Bogdanoviq është mirë që ta mësojë gjeografinë dhe ta kuptojë se me kënd kufizohet shteti i tij.

Bogdanoviq tju kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës por edhe gjithë shqiptarëve për provokimin e rëndë dhe të pa justifikueshëm!

Aleanca për Shqiptarët

Football news:

Steve McManaman: Real Madrid are an aging team. They need new players if they want to reach their previous heights
ISCO could move to Sevilla in January. Lopetegui is personally Interested
Bilyaletdinov about the Champions League: Loco can leave the group. Unmotivated Bayern can be beaten in the 6th round
Zlatan Ibrahimovic: I Thought about retiring, but I wanted to change the mentality of Milan
Vasco da Gama sports Director: Balotelli will be like Maradona for us
Real Madrid won't buy Mbappe in the summer of 2021 due to the crisis (Le Parisien)
Ibra scores in 39, Buffon drags in 42, Ronaldo has no plans to finish. Is football really getting old?