Albania

Basha e prezantoi si mjek në Durrës/ Ja kush është Zija Alhysa


TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilin pretendon për numër të ulët të tamponimeve për COVID-19 në Durrës.

Pas deklaratës së Bashës, i cili solli në vëmendje, sipas tij, deklaratën e një mjeku, kryeministri Edi Rama ndau një informacion lidhur me personin në fjalë, i cili nuk figuron të jetë mjek.

“Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!”, tha Rama.

Sipas këtij informacioni rezulton se Zija Alhysa, i prezantuar si mjek nga kreu i PD-së Lulzim Basha, në fakt në 30 janar 2007, është emëruar ndihmës epidemiolog në kujdesin parësor të Durrësit.

Në 14 korrik 2015, Alhysa mori lejen për ushtrimin e profesionit të infermierit, leje e vlefshme deri në datën 14 maj 2010. /m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Anton Ferdinand on the racist scandal with Terry: I was sent a bullet in the mail. Insults in social networks came every hour
Manchester City have offered 19 million euros including bonuses for 17-year-old Argentine midfielder Sarmiento
Rehagel is a bandit from whom I will not accept an apology. The story of the worst injury in the history of the Bundesliga
Barcelona's presidential election will be held on January 24
Koke: to beat Bayern, you need to play a nearly perfect match. I hope their unbeaten streak ends tomorrow
Loew can return Muller, Boateng and Hummels to the German national team if there are a lot of injuries
Nacho about the Real Madrid game: That's not how titles are won. Working to get better