Albania

Basha në një familje në Mënik të Tiranës: Programi i PD-së ka në fokus ekonominë dhe integrimin

TIRANË, 15 prill /ATSH – I. Vata/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjen Bardhi në fshatin Mënik të Tiranës, nga e cila dëgjoi nga afër problemet që i shqetësojnë.

Kryefamiljari Islam Bardhi, është fermer dhe njëkohësisht socialist i zhgënjyer -pasi siç thotë ai- nuk ka parë asnjë ndihmë nga qeveria as për bujqësinë, as për tërmetin dhe as gjatë pandemisë.

Basha tha se ky bashkim i të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak, do i hapë rrugë programeve të Partisë Demokratike që kanë në fokus ekonominë, punësimin, mirëqenin dhe integrimin europian, që do të ndihmojë edhe fermerin shqiptar.

“Shqipëria është e juaja, është e njerëzve, nuk i takon partive. Partive u takon që të vijnë me plane dhe të mbajnë fjalën. Ti e di që 8 vite me radhë premtimet kanë qenë me bollëk, punët kanë qenë zero dhe ne kemi mbetur në vendnumëro si në fushën e bujqësisë  ashtu dhe në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, si në arsim dhe në shëndetësi”, u shpreh Basha.

“E dyta dua të them, ne s’kemi për t’i ndarë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë. Për ne plani ynë i zhvillimit që ka në fokus ekonominë, ka punësimin, ka mirëqenin, natyrisht ka dhe integrimin europian se do na ndihmojë ajo që të ndihmojmë edhe fermerin shqiptar. Kjo i vjen në ndihmë gjithë shqiptarëve pa dallime politike”, vijoi ai.

“Prandaj kush do ndryshimin, kush e di që pas 8 vjet premtime të pambajtura mandati i tretë është rreziku më i madh, për familjet e shqiptarëve, për fermerin shqiptar, për të rinjtë shqiptarë e kanë ndarë mendjen dhe unë këtë e prek, e ndiej kudo dhe ndryshimi është mes nesh që shpresa është rikthyer”, tha Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

They want to allow 25 thousand people to attend the Champions League final. Chelsea and City fans will receive 4 thousand tickets each
Michael Owen: Mount and Foden will be the best players in the world. Phil can be one of the best in the history of England
Zinedine Zidane: Hazard has to play, he has to get his confidence back. He has to rebuild the old version of himself
Gary Lineker: It was the weakest Real I've ever seen. Chelsea are better by a million miles
Iniesta believes that Barcelona will take La Liga: They are able to win all the remaining matches
Chelsea Tuchel vs top coaches: 7 wins, 1 draw, 1 goal conceded
Chelsea have reached the Champions League final all three times after changing their coach during the season