Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar urimeve në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të OKB-së. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Basha theksoi se OKB është krijuar për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve.

Mes të tjerash lideri i PD-së tha se qeveria e ardhshme me në krye atë kryeministër, do të punojë që Kosova të marrë vendimin që i takon në OKB.

MESAZHI I BASHES
Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.

21230cc3 Be20 480f 8ec3 2162f82589ef
21230cc3 Be20 480f 8ec3 2162f82589ef
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb