Albania

BRAZIL – Rio de Janeiro rihap restorantet dhe lokalet

RIO DE JANEIRO, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Restorantet, kafenetë dhe lokalet në Rio de Janeiro u rihapën sot pas tre muajve pasivitetit për shkak të krizës së koronavirusit, një kthim gradual në normalitet, i konsideruar i parakohshëm nga ekspertët.

Për këtë fazë të re të rifillimit të aktivitetit, këto biznese, të autorizuara vetëm për të operuar me dërgesat në shtëpi, tani mund të mirëpresin klientë deri në 50% të kapacitetit të tyre të pritjes, me dy metra midis secilës tryezë dhe mundësisht në hapësira të hapura.

“Nuk ka asgjë për të festuar, ne kemi qenë të angazhuar në këtë luftë që nga marsi”, tha kryebashkiaku i Rios, Marcelo Crivella.

“Rënia e kërkesës për shtretër në kujdesin intensiv dhe stabilizimi i numrit të vdekjeve, sinjalizojnë se kishim arritur një kulm të zymtë në maj, para se të vinim në nivelet aktuale”, shtoi ai.

Kjo rihapje u përgjigjet shqetësimeve ekonomike, ndërkohë që shumë prej këtyre bizneseve, të mbyllura që nga fundi i marsit, janë në vështirësi ekstreme financiare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona refused to sell for 60 million euros Trinca u, bought from Braga for 31 million. The club count on him
Chelsea will compete with Everton for Regilon. Real Madrid is ready to sell him
Espanyol asked La Liga to cancel the flight. The Catalans have been in the relegation zone since the fifth round
Inter have not yet decided on Conte's future. Everything will be decided after the Europa League
Haji resigned as Viitorul's coach
Karim Benzema: Ronaldo's Game made me love football
Sanchez will break his contract with Manchester United and leave for Inter for free. It will receive 7 million euros a year