logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

BRITANI E MADHE – Macron propozon një konferencë donatorësh për Shqipërinë pas tërmetit

LONDËR, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot organizmin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti, që shkaktoi 51 viktima.

“Është e nevojshme një konferencë solidariteti me Shqipërinë”, deklaroi Macron, pas samitit të NATO-s, në Londër.

Sipas tij, kjo konferencë synon të mobilizojë partnerë publikë e privatë, për të organizuar rindërtimin pas tërmetit, që la rreth 5 000 të pastrehë.

Më 30 nëntor, Kryeministri Edi Rama falënderoi ekipet e shpëtimit, që erdhën nga jashtë vendit, veçanërisht nga Franca, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Themes
ICO