Albania

BRUKSEL – Picula: Qëllimi i zgjerimit është anëtarësimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor

BRUKSEL, 18 qershor /ATSH-MIA/ – Politika e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e plotë të vendeve nga rajoni, si qëllim kryesor nga procesi i inkuadrimit, është pjesë e raportit për Ballkanin Perëndimor, që parlamenti Europian do të miratojë të premten, deklaroi raportuesi i PE-së për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula.

Ai theksoi se me këtë dokument jepet një mbështetje e fuqishme nga Parlamenti Europian drejt procesit të zgjerimit, si një ndër politikat më të suksesshme strategjike të BE-së.

“Zgjerimi është instrumenti ynë më efektiv i politikës së jashtme që kontribuon në përhapjen e vlerave të BE-së, ruajtjen e paqes dhe prosperitetit, si dhe përforcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë Europën”, deklaroi Picula.

Përpara votimit të raportit, Picula theksoi se ky dokument fuqizohet me faktin se anëtarësimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së dhe rajonit.

“Zgjerimi është një element i domosdoshëm i besueshmërisë dhe ndikimit të BE-së në rajon dhe më gjerë. Mund të ndikojmë globalisht vetëm nëse jemi të besueshëm në rrethin tonë më të afërt”, përfundoi Picula. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hazard has an ankle problem and may miss the game with Alaves
Agent Fedele: Manchester City are very close to buying Coulibaly
West ham Moyes can sign Lingard and Jones from Manchester United, if not relegated from the Premier League
Ennio Morricone's heart belonged to music and rum. The composer was asked to write the club's anthem, and Totti went to his hit
Leipzig have signed forward Hwang Hee-Chan from Salzburg. He took the number 11 that Werner played under
Inter wants to sign Kessie. Milan previously refused to exchange for Gagliardini
Showsport supports the journalist Ivan Safronov, accused of treason. This is a very suspicious case