Albania

Bylykbashi: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor kundër Kushtetutës dhe marrëveshjes së 5 qershorit

TIRANË 30 tetor /ATSH – I. Vata/- Ish- deputeti dhe përfaqësuesi politik i PD-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka reaguar sot në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në reagimin e tij, Bylykbashi shprehet se “përtej, anash apo përfund 5 qershorit. Ndryshimet e djeshme te njëanshme në Kodin Zgjedhor nuk shkojnë “përtej” marrëveshjes se 5 qershorit. Këto ndryshime shkojnë: kundër Marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe, siç thonë eurodeputetët në shkresën e tyre, “thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit në germë dhe fryme”; kundër Kushtetutës dhe parimeve të saj që garantojnë zgjedhje te barabarta dhe të  ndershme”.

Bylykbashi shton se “ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë poshtë standardeve të OSBE-së dhe Këshillit të Europës, kundër kërkesës së BE-se që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias. Pra shkojnë kundër interesit të shqiptarëve për integrim në Europë, si një vend qeveria e të cilit në 2021 nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Ndaj nuk duhet të habiteni pse rriten taksat, pse taksat tuaja vidhen me koncensione korruptive, pse pasi vidhen taksat tuaja nuk ka me para për të blere tampone për Covid-19, për të dhënë ndihmë ekonomike për bizneset që po vuajnë pasojat e  pandemisë, apo për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Një qeveri që nuk do zgjedhje të lira e të ndershme e bën sepse nuk do te japë llogari. Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021”, shprehet ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona's away form for the 2021/22 season will be purple
Champions League matches will start with a minute's silence in memory of Maradona
Napoli on Maradona's death: Everyone is waiting for our words, but what words can Express our pain? Now is the time for tears
How will you remember Maradona? Let's share warm memories, stories from your childhood and how much you admired Diego
Barcelona Twitter: Thank you for everything, Diego
Real Madrid: Maradona-an icon of millions of fans, one of the greatest in the history of football
Ukraine was awarded a 0:3 defeat in the game with Switzerland. Because of this, the team is relegated from the top division of the League of Nations