Albania

Carovska: Nuk vonohet me masat

Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carkovska, sot i ka hedhur poshtë akuzat se vonohet me masat ekonomike për përballje me koronakirzën, gjegjësisht me pakon e tretë të masave.

“Që të mund të themi se vonohemi duhet të dimë se pakoja e parë dhe e dytë e masave të cilat janë sjell nga Qeveria dhe janë përkthyer në dekrete dhe akte juridike janë në vijim dhe po implementohen. Pakoja e tretë e masave fillon në momentin kur këto masa nga pakoja e parë dhe e dytë arrijnë nga fundi. Kur flasim për vonesë duhet të jemi të vetëdijshëm se Qeveria këtë pako të tretë të masave e miratoi javën e kaluar. Deri sot kemi kaluar vetëm gjashtë ditë dhe pikërisht për këtë institucionet punojnë me përkushtim dhe unë jam e sigurt se javën e ardhshme ato do të dalin me pjesët e para të masave. Nuk thonë se të gjitha pjesët e masave do të miratohen javën e ardhshme. Masat e para do të duhet të përkthehen në dekret javën e ardhshme dhe të fillojnë të implementohen pas përfundimit të pakos së dytë të masave, por natyrisht se vijojnë edhe masa nga pakoja e parë”, ka thënë Carovska.

Carovska, e cila është bartëse e listës së LSDM-së në NJZ 1, sot së bashku me bartësin e listës Nikolla Dimitrov ishin në takim koordinues me kandidatët për deputetë nga kjo njësi zgjedhore.

Football news:

Nice joined the fight for defender Olympiakos Tsimikas. Loco is Interested in Him
Lacazette has rejected the offer of Inter. He can be traded to Atletico for Lemar
Former CSKA chief scout: 99% of a scout's work is wasted. This is a specific feature
Victor Valdes led the club from the Spanish 4th League
Agent Jorginho: Two non-Italian top clubs contacted me
Atalanta defender Castan is of Interest to Tottenham, Leicester and West ham
Captain Valeika was born in Moscow. Russian Russian mother, father-conductor, performed with Celine Dion and still supports Spartak