Albania

Celibashi pas raportit të OSBE-ODIHR: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të një standarti gati perëndimor

Një ditë pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se procesi zgjedhor i 25 prillit ka qenë ndër më të mirët që janë organizuar në vendin tonë, me një standard gati perëndimor.

Celibashi ka shtuar se organi që ai drejton dëshmoi paanësi “spartane” dhe qasje të barabartë përkundrejt të gjitha palëve partiake.

“Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.

Qoftë z. Basha qoftë z. Rama kanë pikëvështrimin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor është evdiente që për njërën palë këto kanë qenë zgjedhjet më të mira dhe për palën tjetër kanë qenë masakër. Nuk qëndron as opinionin i mazhorancës, por edhe as ajo e opozitës se nuk ka mundësi që gjykimi të jetë kaq i dallueshëm nga të dyja palët duhet të jetë diku në mes. Është pranuar nga të gjitha faktorët jo vetëm politikë vendas, por edhe nga faktori ndërkombëtar që sikurse edhe raporti i fundit OSBE e prezantoi, që procesi i administrimit zgjedhor ka qenë shumë i mirë. KQZ është perceptuar si institucion i i besueshme. Përderisa kohë ky institucion e ka bërë punën si duhet, mendoj që zgjedhjet ishin zgjedhje që nuk mund të futen në analet e zgjedhjeve të këqija. Por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Është evident fakti që procesi ia administrimit ishin në një standard gati perëndimor. Fenomenet negative, të vërejtur në zgjedhje, siç ishin shit-blerja e votës apo përdorimi i administratës qëndrojnë, dhe do të vijojnë të qëndrojnë fatkeqësisht.”– ka thënë mes të tjerash Celibashi i ftuar në “Report TV”.

e.r/dita

Football news:

Watzke about Sancho at Manchester United: It hurts me that he is not used so often
UEFA has abandoned the case against the founders of the Super League-Barca, Real Madrid and Juventus
Agnelli on the Super League: Its values will ensure the stability of the football industry
Moriba has not yet played for Leipzig after his transfer from Barca. Coach Marsh does not count on him
Simeone about Milan: Playing with such a club in the Champions League is fantastic. The top team that has grown in recent years
Messi will face Guardiola again, and PSG will face City. Who will win?
Guardiola on Bernardo Silva: An exceptional player. I want him to be happy, in City and anywhere