Albania

COVID-19 – CDC: SHBA në rrezik për një valë të katërt, me një rritje rekord të viktimave

UASHINGTON, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Ndërsa disa shtete të SHBA-së, si Teksasi, po heqin të gjitha kufizimet antiCOVID-19, CDC, autoriteti më i lartë shëndetësor në SHBA, paralajmëroi për një valë të katërt të infektimeve në vend për shkak të varianteve.

Ekspertët e CDC-së parashikojnë që deri më 27 mars numri i vdekjeve të arrijë në deri në 564 000 vdekje.

Duke marrë parasysh se deri më sot, që nga fillimi i pandemisë, viktimat në SHBA janë pothuajse 517 000, nëse ndodh të vërtetohen parashikimet e CDC-së, do të ketë rreth 47 000 vdekje në pak më shumë se tri javë, me një mesatare prej gati 2 000 vdekjesh në ditë.

“Nuk është koha të lehtësojmë ose të heqim kufizimet antiCOVID-19”, paralajmëruan autoritetet federale.

Presidenti Joe Biden tha se shpreson që amerikanët do të vazhdojnë të ndjekin direktivat e autoriteteve shëndetësore për përdorimin e maskave dhe kufizimeve antiCOVID-19.

“Ata që duan të heqin detyrimin e përdorimit të maskave mendojnë si Neandertalët”, tha presidenti para guvernatorëve të shteteve të SHBA-së, të cilët synojnë të heqin të gjitha kufizimet antiCOVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Messi has not scored against Real Madrid since May 2018
Zinedine Zidane: Real Madrid beat Barca deservedly. You can't blame everything on the judge
Ronald Koeman: The referee should have taken a clear penalty. But Barca will have to accept it again
Sergi Roberto on Braithwaite's fall: I was surprised that the referee immediately said that nothing had happened. He did not address VAR
Ex-referee Iturralde Gonzalez believes there was a penalty on Braithwaite. Andujar Oliver thinks not
Casemiro got 2 yellow cards in a minute and will miss Real Madrid's game with Getafe
Nacho about 2:1 with Barca: It was like a final, a very important victory. But Real Madrid still have a lot to do