Albania

COVID-19 – Gjermania regjistron numër rekord të prekurish që nga maji

BERLIN, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Gjermania regjistroi sot numrin e saj më të lartë të infeksioneve të reja me koronavirus për një periudhë tremujore, tha instituti qeveritar për sëmundjet infektive.

Instituti ”Robert Koch” (RKI) regjistroi 1 045 infeksione të reja brenda 24 orëve të kaluara, hera e parë që nga 7 maji që numri ka arritur në mbi 1 000.

Kulmi i shpërthimit në vend deri më tani ishte në fillim të prillit, kur Gjermania regjistroi më shumë se 6 000 raste shtesë në ditë.

RKI deri më tani ka konfirmuar të paktën 213 067 raste në Gjermani dhe 9 175 vdekje.

Rastet janë duke u rritur gradualisht kudo dhe ekspertët kanë frikë se kjo e bën më të vështirë ruajtjen e kufizimeve rajonale.

Shkollat ​​në 16 lande do të rihapen në javën e ardhshme./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Jose Mourinho: what happened to Dyer is not normal, he was dehydrated. If the League management doesn't care about the players, I don't
Jose went berserk twice during the match with Chelsea: ran over Lampard and ran to look for Dyer - he rushed to the toilet right during the game
Lampard on relegation from the League Cup: we Need to keep a positive attitude. Everything will come if Chelsea score second, leading the score
Call of nature, what can you do? Dyer explained why he ran to the dressing room during the match with Chelsea
Mourinho and Lampard shook hands before the penalty shootout. In the first half, they had a fight
Dest arrived in Spain to complete a transfer to Barca
Lionel Messi: I Am responsible for my mistakes. I wanted Barcelona to become stronger