Albania

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2176 testime, 535 të shëruar, 832 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2176 testime, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnjë, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov 2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (01 dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 832
Të shëruar në 24 orë 535
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2176

Testime totale 192.620
Raste pozitive 39.014
Raste të shëruara 19.384
Raste Aktive 18.808
Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9827
Durrës 1360
Elbasan 831
Fier 1455
Korçë 999
Vlorë 959
Shkodër 892
Lezhë 725
Berat 606
Kukës 409
Dibër 211
Gjirokastër 534

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Brother Chalova moved to the Serbian Subotica
Barcelona will not sign Garcia in the winter due to financial problems
Rodgers on the draw with Everton: It was unlucky that Leicester did not score the second goal
Ancelotti on 1-1 with Leicester: I don't remember Hames scoring with a right before
Andrea Pirlo: In my 1st season at Juve, we were behind Milan, but we took the title. Everything depends on us
The judge made two mistakes. De Gea was pushed and there was no foul on our cancelled-out goal. Solskjaer on the loss to Sheffield
Maguire on the defeat to Sheffield Wednesday: We gave the opponent two goals, we didn't play at the level we expected