TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        4

Të shëruar në 24 orë      7

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë  0

Testime ditore                2771

Testime totale            774,257

Raste pozitive            132,488

Raste të shëruara        129,910

Raste Aktive                  124

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër      42

Tiranë         35

Durrës        12

Berat          10

Lezhë           8

Elbasan        5

Gjirokastër   4

Dibër           3

Korçë          2

Kukës          2

Fier             1

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.