Albania

COVID-19 në Kosovë/ 205 raste të reja, 3 humbje jete dhe 62 të shëruar

PRISHTINË, 26 tetor /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa janë shënuar edhe 205 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë, Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe Spitali i Përgjithshëm Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Tuchel does not intend to renew his contract with PSG. He will become a free agent in the summer
Massimiliano Allegri: I Want to work in the Premier League. The League is progressing thanks to foreign coaches
Branislav Ivanovich: Abramovich is one of the most important people in my career. Not just the owner, but a friend
Zlatan Ibrahimovic: Jordan's Chicago is a perfect example of the character of the winners. I'm not Michael, but I also demand a lot
For the first time, Ronaldo does not Interfere with Juventus. This season will be his best in Italy, but Torino risk repeating real's problems
Serginho Dest: I Hope to play with Messi for another season. Everyone wants him to stay
Jose Mourinho: No one cried for us when Tottenham played 4 games in a week