Albania

COVID-19/ Rama: Shqipëria dhe Finlanda janë dy vende që konsiderohen me riskun më të ulët sot në Europë

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “sakrifica dhe puna e infermierëve na jep shumë energji dhe besim se në gjithë procesin e reformave të shëndetësisë ne mund të mbështetemi te njerëz si ju”.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin që u organizua sot në Tiranë në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve, Rama tha se, “ne flasim për vaksinat e për vaksinimet dhe sigurisht që është legjitime që ne sot të jemi vërtetë krenarë për çfarë kemi arritur, sepse natyrisht që kemi bërë detyrën, pa diskutim, edhe të tjerë si ne do të kishin dashur ta bënin detyrën, por ja që jo të gjithë sot në rajonin tonë e më gjerë se rajoni ynë jemi në të njëjtin pozicion”.

“Është vërtetë krenari ta shikosh Shqipërinë në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve europiane për ritmin e vaksinimit, ashtu sikundër është vërtetë kënaqësi të shikosh që Shqipëria së bashku me Finlandën janë dy vende që konsiderohen me riskun më të ulët sot, në Europë, për këtë moment, sepse besoj që fjalët e mikut tonë, Ambasadorit të Bashkimit Europian, duhen pasur parasysh. Kjo luftë nuk ka mbaruar dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë tonën”, – tha Rama.

Përtej çfarë kemi bërë ne, vijoi ai, “për të siguruar vaksinat e përtej rezultatit qëndroni ju, sepse jo vetëm organizimi që sigurisht është një meritë e pamohueshme e ministres dhe autoriteteve të shëndetësisë, por puna juaj çdo ditë në të gjithë sistemin e vaksinatorëve është fantastike. Disiplina, korrektesa, serioziteti, profesionalizmi është mbresëlënës. Respektet e mia më të sinqerta për këtë fakt!”

Rama theksoi se, “padiskutim, ky fakt na jep shumë energji e shumë besim më tepër akoma se në gjithë procesin e transformimit të shëndetësisë, ne mund të mbështetemi tek njerëz si ju. Unë jam tmerrësisht i keqardhur sa herë ndodh që në mjedisin publik dalin pamjet e një ane të errët, një ane të shëmtuar, të neveritshme të gjithë kësaj përpjekjeje për shkak të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e këtij misioni e që nuk meritojnë të jenë as mes qytetarëve të lirë. Kjo keqardhje lidhet me faktin se unë e di shumë mirë, ne e dimë shumë mirë, që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës suaj. Ne e dimë shumë mirë që shumica dërrmuese e infermiereve dhe infermierëve të Shqipërisë janë heronj, nuk janë njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët”.

“Përfitoj nga rasti që ju kam përballë, e përmes jush edhe kolegët tuaj, për t’ju thënë që nuk duhet të ligështoheni nga balta, që pastaj e merrni të gjithë bashkë. Nuk duhet të humbni për asnjë sekondë sensin e punës së jashtëzakonshme që jeni duke bërë dhe nuk duhet të harroni për asnjë sekondë kolegët dhe koleget tuaja që humbën jetën në krye të detyrës. Duhet të jeni çdo ditë krenarë kur dilni nga shtëpia për të shkuar në punë e pastaj kur ju bie që të ktheheni në shtëpi, sepse ajo që ju po bëni çdo ditë për kaq shumë kohë për popullin shqiptar është historike, dhe kontributi i secilës dhe i secilit prej jush është i paçmueshëm për vendin, por është i paçmueshëm edhe për familjet tuaja, në aspektin e krenarisë dhe në aspektin e shkëlqimit të emrit që ju trashëgoni nga prindërit dhe do e kaloni tek fëmijët tuaj”, – u shpreh Kryeministri.

“Shërbimi infermieror i Shqipërisë është themeluar faktikisht në kulmin e luftës me gripin spanjoll, edhe pse historia e Infermierisë fillon pak më herët. Por gjëja që më shkaktoi buzëqeshje kur e mësova këtë fakt është se është themeluar nga gratë. E më thonë mua pastaj, pse thua që pa gratë, burrat shqiptarë do i kishte marrë lumi. Imagjinoni për një moment, sikur këtu të ngeleshin vetëm ca kokrra burra që janë lart e poshtë mes jush, se çfarë do kishte ndodhur. Imagjinoni për një moment, sikur ju të kishit thënë: jo, nuk merremi me këtë punë e të kishit lënë burrat të kujdeseshin për burrat. Mbase do kishit shpëtuar edhe ju, por merreni me mend çfarë do kishte ndodhur. Më pas, edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës, në çka lexova përsëri, flitet për gratë”, – tha ai.

“Gratë e shërbimit infermieror shqiptar edhe sot që flasim, me gjithë respektin për burrat, – edhe unë kësaj kategorie jo dhe aq të lartë i përkas, se burrë jam edhe unë, për fat të keq, – dua ta mbyll duke ju shprehur një respekt shumë të veçantë të gjitha grave dhe vajzave që janë këtu dhe të gjitha vajzave e grave që nuk janë këtu. E po jua them tani që ta dini, priteni kur ta shihni në lajme që Edi Rama: “Nuk dua të jem burrë””, – deklaroi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Vaccination against COVID-19 is mandatory for stadium visitors at the 2022 World Cup. Qatar will buy a million doses for visitors
Euro 2020: Group A results
Griezmann about Ronaldo: He is unique and perfect, he inspires all of us. He is a role model
Roberto Mancini: Italy didn't have to win, but we still fought for the victory. This is important
Verratti on the match against Wales: I'm happy. I wasn't sure if I would be able to play in the tournament after my injury
UEFA regarded Neuer's LGBT armband as a team symbol for diversity. Germany will not be punished
Bale on 0:1 with Italy: Wales knew it would be difficult. We defended and ran a lot