Albania

COVID-19 – Zvicra përfshin Spanjën në vendet me rrezik

GJENEVË, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Zvicra ka përfshirë Spanjën në listën e saj të vendeve që duhet t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme në vend, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit me COVID-19.

“Spanja, një nga vendet e goditura rëndë nga pandemia, me gati 28 500 të vdekur, është shtuar në listën e shteteve dhe territoreve që duhet t’i nënshtrohen karantinës”, publikoi Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Gjithashtu, në këtë listë janë përfshirë Bahamas, Guinea Ekuatoriale, Rumania, Sao Tome dhe Principe, Singapori dhe Saint Martin.

Personat që kanë qëndruar në njërën prej këtyre zonave, duke paraqitur një rrezik të lartë të infektimit me koronavirusin SARS-CoV-2, pas kthimit në Zvicër do të karantinohen për 10 ditë.

Sipas Agjencisë Zvicerane ATS, e cila citon Departamentin Federal të Brendshëm, masa për kthimet nga Spanja do të hyjë në fuqi të shtunën në mesnatë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

PSG are set to sign AUAR in the summer of 2021. Arsenal and Juventus are Interested in the player
Juve offered Fiorentina Rugani and De Sciglio as part of the payment for Chiesa. Violets want Demiral
Messi and Ronaldo have not seen each other for more than two years, and now they are heading to the Champions League. According to personal meetings, Leo takes out the opponent with a break
UEFA returns fans to the Champions League and Europa League, but empty stands will remain - in England, Spain, Italy and other countries local bans are in force
Zhivoglyadov about Champions League: Loko got the strongest teams of their leagues. Bayern writes a new story
Cuisins not passed the examination for the transition in Leeds. The deal fell through because of this
Trinkau, Ronaldo, Bruno and Jota are called up to the Portuguese national team for the matches against Spain, France and Sweden