Albania

Deklarata bombë e Bolton: Shkëmbimi i territoreve nuk ishte ide amerikane, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç

Më në fund ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve.

Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa që transmetohet në Fax News.

Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë.

Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte” ka thene ai.

d.a. / dita

Football news:

Hans-Dieter flick: I will Understand if Tiago wants to play in the Premier League
Kike Of Setian: I didn't think that the match with Napoli could be my last in charge of Barca
Where the Champions League left off: Sarri risks being relegated from Lyon, while Real Madrid will face city
Josep Bartomeu: Messi is the best player in history. He wants to stay at Barca
Ex-Director of Valencia on the transfer of Ronaldo: in 2006, the club agreed with his agent and sponsors, but the deal did not take place
Klopp, Lampard, Rodgers and Wilder claim the award for the best coach of the Premier League, Pep-no
The authors of Showsport choose the winner of the Champions League: Chernyavsky - for Leipzig, Muiznek believes in real 🤪