Albania

Destinacionet e reja turistike në Shqipëri që do të tërheqin mijëra turistë

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ – Ndërsa mediet e huaja çdo ditë e më shumë po referojnë Shqipërinë si një vend me potencial turistik të lartë, ministri i Turizmit ka zbuluar disa nga destinacionet më të spikatura të këtij sezoni, çka sipas tij do të tërheqë me mijëra turistë.

Klosi deklaroi se falë një plani të mirëmenduar nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ekziston mundësia për ngritjen e resorteve turistike.

Sipas tij, veriu i Shqipërisë ka mundësi ideale për zhvillimin e resorteve turistike, plazhi i Adriatikut, Velipojës, Shëngjinit, që janë të paprekura e që me hapësirat e tyre ofrohen si destinacione të zhvillimit të resorteve me kapacitete të mëdha.

“E kemi ndarë mundësinë e zhvillimit të turizmit në 4 pole. Së pari, Adriatiku nga Karaburuni në grykëderdhjen e Bunës ku mund të zhvillohet turizmi familjar. Zonë unikale me kaq shumë plazhe me rërë që mund të transformohen në resorte familjare. Poli i dytë është Jugu, ku politika jonë e turizmit në Rivierë duhet të kombinohet me politikat tona të agroturizmit. Në pellgun Berat, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Vlorë mund të zhvillohen edhe aktivitete agropërpunuese. Poli i tretë unik që duhet të reklamohet janë Alpet. Poli i katërt, Tirana si kryeqytet”, – tha Klosi.

Ndërkaq, është parë me përparësi edhe krijimi i rrjetit të festave lokale, ku sipas Klosit, këto të fundit shërbejnë edhe si mundësi për të tregtuar produktet lokale. Ai bëri të ditur se bashkë me Ministrinë e Bujqësisë është ngritur edhe një festival kulinarie nga veriu në jug. 

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ole Gunnar Solskjaer: I Think it was a penalty against Aston Villa
Philadelphia played in t-shirts with the names of black people who died at the hands of the police
Kompany tries everything at Anderlecht: he coached without a license (terrible), played 15 matches and invested 3 million euros in the club
Aston Villa coach on Manchester United penalty: A shameful decision
Paul Pogba: Winning the Europa League and the FA Cup are two of Manchester United's goals for this season
Manchester United's first ever Premier League win 4 consecutive games with a difference at least 3 goals
Brunu has scored 7 (4+3) points in his last 3 games for Manchester United