Albania

Dita e dhjetë e grevës/ Gratë: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë, po na vret heshtja e Ramës, që këtu dalim të vdekura

Në ditën e dhjetë të grevës, gratë nuk tërhiqen, madje thonë se do iu bashkohen dhe fëmijët e tyre. Ato janë shprehur se ndihen keq dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama po i vret.

Mes të tjerash ajo kanë paralajmëruar dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa pohojnë se po i detyrojnë që të fusin në greve dhe fëmijët e tyre.

Më tej grevistët shprehen se më mirë të vdesin në COVID-i se nga uria pasi sipas tyre është e turpshme që në këto ditë njeriu të vuaj për bukë, pasi është viti 2020.

“Ne më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë. Është turpi më i madh të vdesësh për bukë se të vdesësh nga korona. Reagimi i kryeministrit është absurd se ne s’po kërkojmë diçka që është jashtë detyrës së tij për të zbatuar një vendim gjyqi, që ne jemi pa bukë në shtëpi. Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, nëse u leverdis e hapin punën. nuk ka pse të negociojmë për lekët tona që po na vdesin fëmijët pa bukë.

Ai po na bën presion neve, për çfarë duhet të negociojmë, kërkojmë bukën e fëmijëve tanë. Ka pasur kohën e mjaftueshme, që nga janari që kemi bërë protestën që na çnderuan si njerëz, të kërkoj robi bukë nuk është dinjitoze për një njeri në shekullin e 21 që jetojmë. Ne nuk kemi ku vemi, jemi pa bukë. Më mirë të vdesim nga korona se për bukë se është turp, ne do na vijnë dhe fëmijët tanë në mbështetje se s’kanë ku të vejnë. Do vijnë te dera e uzinës nuk kanë ku të shkojnë, të mos bëjë teatër me njerëzit e sidomos me gratë”, tha një nga grevistet.

Ata shprehen se e kanë të vështirë të kuptojnë se përse kryeminstri Edi Rama nuk vjen t’i takojë, e ndërsa u bëjnë apel edhe grave të parlamentit për një takim, përndryshe nesër do të jetë vonë.

h.b/dita

Football news:

Real started with Alaves: stupid hand Nacho and wild pass Courtois-again defeat
20 shells of times of the Second world war found on the basis of the Roma
Zidane Ob 1:2 with Alaves: the Start of the match is the worst for Real Madrid in the season. We lack stability
A clear penalty! Oh, my God. Ramos and Carvajal on the fall of Hazard in the match with Alaves
Ex-referee Andujar Oliver: Marcelo was pulled by the hair, it was necessary to put an 11-meter shot. There was no penalty on Hazard
Favre Pro 1:2 with Cologne: They were sitting in defence and Borussia were in too much of a hurry. There were few chances
Real Madrid conceded after a mistake by Courtois on a pass. Forward Alaves scored in an empty net