Albania

DOKUMENTI / Zbardhen amendamentet e Kodit Zgjedhor të paraqitura nga PS: Koalicionet me lista unike, pranohen listat 100% të hapura

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.

Është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor qëtë zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim.

Në vlerësimin e Partisë Socialiste këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë tëartikuluar prej tyre.

Përmbledhtazi me poshtë:

Kodi Zgjedhor, amendamentet e PS në Këshillin Politik:

PS: Lista e kandidatëve 100% e hapur

PS: Kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale

PS: Qytetari voton partinë/koalicionin dhe 1 kandidat preferencial

PS: Vota preferenciale ndryshon renditjen e listës

PS: Pragu minimal për koalicionet 3%

PS: 3% pragu edhe për partitë jashtë koalicionit

PS: Koalicioni, subjekt zgjedhor që garon në zgjedhje

PS: Koalicioni dorëzon listën shumëemërore

PS: Gratë dhe vajzat jo më pak se 30% të listës fituese

PS: Ruajtje e kuotave gjinore edhe me listat 100% të hapura

Amendamentet e plota:

  1. LISTA E KANDIDATËVEtë partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.
  1. PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVE për Kuvendin,mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte elektorale) është 3% E VOTAVE TË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet më të mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias në një sërë opinionesh të tij.
  1. GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetëJO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.
  1. KOALICIONI ZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKT ZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhore është3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një parti politike që konkuron e vetme në zgjedhje.Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit.Marrëdhëniet midis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.
  1. PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.
  1. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJËrenditjene kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËTRI-RENDITENVETËMNË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESEdhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore
  1. Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuesejashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve). Shpërndarja e mandateve fillon pasRI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVEDUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË:së pari, rënditjene tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti;së dyti, numrine votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektitpër të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.

Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore.

Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.

Më poshtë dokumenti:

Projektligji amendamentet Kodi Zgjedhor (3)

j.l./ dita

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi