Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dyshohet se djali me probleme mendore i vuri flakën shtëpisë, Fqinjët: E kemi denoncuar disa herë, policia na tha “një avaz ka ai”. Prisnin të vritej njeriu të vinin ata këtu

Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Fqinjët e 62-vjeçares Hava Osmenaj që ndërroi jetë ditën e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë ka folur për mediat duke rrëfyer se djali i viktimës, Klodjan Osmenaj, i cili dyshohet se i vendosi zjarrin shtëpisë ishte mjaft problematik.

Njëra prej banoreve të pallatit u shpreh per mediat se e kishte denoncuar disa herë, por autoritetet e kishin injoruar. “Ai hidhte gjëra nga lart. Ne raportonim. Ata vinin dhe thoshin “o një avaz ka ai”. Po donin të vritej njeriu që të vinin këtu ata” tha banorja, referuar denoncimeve në polici.

Për zjarrfikësen, ajo u shpreh se erdhi me vonesë. “Zjarrfikësja erdhi shumë me vonesë. Ne kishim gjysmë ore që po digjeshim në flakë”.

“Banorët janë të trembur, shumë të frikësuar, banesat janë blozë brenda” më tej ajo. Duke qenë se brenda apartamentit nuk u gjet ndonjë bombol gazi dhe dëshmisë së banorëve se djali vuante nga problemet mendore dyshohet se ishte ai që i vendosi flakën shtëpisë.

Në momentin që apartamenti në katin e tretë të pallatit u përfshi nga flakët, nënë e bir u hodhën nga dritarja për të shpëtuar. E moshuara ndërroi jetë, ndërsa djali ndodhet në spital.

o.j/dita