Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

E RËNDË/ Zjarr në një apartament në zonën e Astirit, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve, gruaja ndërron jetë në spital

Një ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, pasi një apartament në katin e tretë të një pallati është përfshirë nga flakët.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, nënë e bir, në çaste paniku, janë hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçarja, pasi ka marrë plagë të rënda nga rënia prej lartësisë. Djali i saj 36-vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi thuhet se 36-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

‘Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja Hava Osmenaj, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodjan Osmenaj, 36 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Hava Osmënaj, ndërsa shtetasi Klajdi Osmënaj, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

o.j/dita