Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

E turpshme/ Tifozët e Feyenoord urinojnë në mes të rrugës, vetëm 3 metra më tutje janë tualetet publike. Hedhin përtokë çdo mbeturinë

Duke lënë pas atmosferën festive, në zonën e Pedonale, ku po qëndron tifozët e Feyenoord, është regjistruar në pamje aspak e bukur, e turpshme dhe që i shëmton gjithë bukurinë kësaj dite.

Disa tifozë janë parë duke urinuar në “murin” metalik, ku ka qenë Teatri. Ajo që e bën më të turpshme është fakti që vetëm 2-3 metra në tutje janë tualetet publike të vendosura nga Bashkia.

Ndërkohë rrugët janë mbushur me tifozë, por edhe me mbeturina.

Teksa tifozët e Feynoord presin në radhë për të hyrë në kordonin e ngritur që do t’i çojë drejt hyrjes në stadium, përtokë shfaqen mbeturina, birra dhe pije freskuese.

o.j/dita