Albania

Endri Shabani: Rudina Hajdari kandidon në Shkodër, unë jam kryetari i partisë ‘Nisma Thurje’

Një prej anetareve të partisë së re të krijuar në Shqipëri ‘Nisma Thurje’, Endri Shabani, ka treguar për herë të parë se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar dhe se Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, tha ai, duke shtuar se ai vetë nuk të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore.

Duke folur për mënyrën se si ka lindur bashkëpunimi me znj. Hajdari, Shabani deklaroi se bashkëpunimi ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Znj. Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë. Ka pasur një periudhë diskutimi për ta vazhduar apo jo dhe u mor vendimi për të vazhduar me bashkëpunimin.

Ne kemi një grup themeltar, që e kemi që prej krijimit të organizatës. Kemi bërë një diskutim me aktivistë. Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi”, tha ai.

“Ne nuk kemi për të ndryshuar asgjë në mënyrën se si sillemi. Ne donim të futeshim në zgjedhje në vitin 2019 por do të na akuzonin se po legjitimonim zgjedhjet e bëra në mënyrë të njëanshme”, vijoi Shabani.

Partia ‘Nisma Thurje’ u zyrtarizua ditën e shtunë përmes një aktiviteti online. Lëvizja politike u prezantua nga deputetja e Endri Shabani, deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të “Thurjes”. Hajdari u shpreh se shqiptarët janë të pasur, por të vjedhur nga politika. Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi. Ndërkohë që drejtuesi Shabani prezantoi idetë dhe projektet e kësaj lëvizjeje.

o.j/dita

Football news:

Neymar is the best player in the world. He is more often with the ball than Ronaldo and Messi. The former forward of the national team of Brazil Cayo about striker PSG
Juventus have signed midfielder Marcel Ake. Contract - until 2025
Thomas Tuchel: When you go to Chelsea, you sign up for trophies. I am not afraid of this
Tuchel on Chelsea: With all due respect to Lampard, I couldn't help but jump at the chance
Arteta on the comparison of the Youngster and Messi: It is a losing battle, but Martin has the qualities Arsenal need
Johnson on Tuchel: The coach at Chelsea is the hottest place in world football. He could be sacked in six months
Ramos will not play with Levante due to injury, most likely. Today, he did not train with Real Madrid