Albania

Familja Dervishi në Petrelë hyn në banesën e re, Veliaj-Ramës: 1500 shtëpi në Tiranë janë në proces, nuk kemi lënë asnjë pas

Familja Dervishi, në fshatin Stërmas të Petrelës, iu gëzua sot një banese të re, shumë herë më e madhe dhe më e mirë se shtëpia e vjetër, e cila u prish nga tërmeti një vit më parë.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i dorëzuan dokumentet e shtëpisë së re, duke përmbyllur kështu, të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se aktualisht në Tiranë janë 1500 shtëpi në proces rindërtimi dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri në strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.

“Pjesa më e madhe e shtëpive do të përfundojnë para Vitit të Ri. Nuk kemi lënë asnjë familje pas. Në total, në Tiranë janë në proces rindërtimi 1500 shtëpi”, tha Veliaj.

Familja Dervishi falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen e treguar që në momentet e para pas tërmetit dhe gjer në dorëzimin e çelësit të banesës së re.

Rindërtimi po vazhdon me po të njëjtin ritëm si në Tiranë, ashtu edhe në zonat e tjera të vendit.

Rindërtimi i shtëpive, i infrastrukturës së përbashkët dhe urbanizimi i lagjeve, ka krijuar një mundësi për t’i transformuar zonat rurale dhe për t’i integruar ato me zhvillimin ekonomik dhe social të zonave urbane.

j.l./ dita

Football news:

Sevilla have sold forward Carlos Fernandez to Sociedad for 10+2 million euros
Arteta's call to Edegor played a crucial role in the selection in favor of Arsenal
Kepa conceded 8 goals in 6 matches of the season for Chelsea
Musa could move to West Brom before the end of the season. Medical check-up-on Wednesday (Daily Mail)
Fikayo Tomori: Maldini, the best defender in history, called me and I knew I wanted to play in Milan
Benitez will not return to Chelsea if Lampard leaves, and will not take charge of Newcastle until the change of ownership
Arthur scored for Juventus for the first time. He is playing his 19th game for the club