Albania

Fitoi betejën me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Maksim Ylli nga Korça: Shërbimi i shkëlqyer, stop gënjeshtrave mbi mjekët dhe infermierët

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot dëshminë e një tjetër pacienti të shëruar nga COVID-19, i cila falë shërbimit të mjekëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ia doli të mposhtte sëmundjen.

Maksim Ylli nga Korça solli eksperiencën e saj të përballjes me COVID, ndërsa thekson se, “shërbimi ishte i shkëlqyer. Stop gënjeshtrave mbi punën e mjekëve dhe infermierëve.”

“Në muajin shtator pati një problem shëndetësor dhe kontaktova me mjeken e spitalit në Korçë e cila më rekomandoi të bëja disa analiza dhe një skaner. Me t’i parë rezultatet e analizave mjekja më drejtoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Në fillim duke dëgjuar thashethemet e njerëzve, llafet e tyre që në spital nuk të trajtojnë mirë, duke qenë se isha skeptik, nuk doja të shkoja në spital. Pastaj ndryshova mendje dhe shërbimi aty ishte i shkëlqyer. Kushtet nga më të mirat. Doktoresha e pavijonit Klodiana Bratja, infermieret, mjekët dhe profesor Perlati, drejtori i spitalit, na vizitonin çdo ditë. Kushtet ishin nga më të mirat. Ndaj mos i dëgjoni njerëzit se çfarë thonë”, tha Maksim Ylli.

Teksa falenderoi mjekët për punën heroike që po bëjnë për pacientët me COVID-19, Ylli bëri thirrje që shqiptarët mos t’i besojnë askujt tjetër, përveçse zërit të mjekut dhe specialistëve të fushës. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Flick is not thinking about leaving Bayern, but there are problems in his relationship with Salihamidzic
Messi spent 20 minutes on the pitch after the match with Rayo, taking photos and communicating with stewards and bolboys
Anonymous mindless idiots. Manchester United reacted to the racism against the team's players in social networks
Tuchel on PSG and Chelsea: I had a shitty Christmas, and suddenly I found the best gift under the tree
Mourinho on Klopp's expression on the sidelines: When I behaved like this, there was a reckoning. Some people are different
Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, AC Milan, Juve and 6 clubs from England are among the organizers of the Super League. There will be 20 teams in the tournament
Ronaldo and Georgina violated anti-bullying measures by going to a ski resort. Juve player faces a fine