Albania

“Fjongo rozë më kujton”/ Kushi: Sa më të shëndetshme të jenë gratë dhe vajzat, aq më e shëndetshme është edhe shoqëria

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë sot në ecjen tradicionale të organizuar nga “YWCA of Albania” në lidhje me informimin dhe ndërgjegjësimin e grave e vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit nën moton “Fjongo rozë më kujton”, ndërsa ka dorëzuar edhe çmim për një vullnetar të kësaj kauze.

“Jam e lumtur që sot i dorëzova Çmimin e Vullnetarit të “Fjongos Rozë” Majlinda Xhamos, e cila drejton me shumë profesionalizëm Zyrën Vendore Arsimore Berat, duke u angazhuar njëkohësisht prej vitesh me iniciativa të ndryshme të “YWCA of Albania” dhe dhënë kontribut të vazhdueshëm në organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese në kuadër të “Fjongos Rozë të YWCA”, tha Kushi.

Ndërkohë, Kushi tha se, “Fjongo Rozë” na kujton të gjithëve se shëndeti i grave dhe i vajzave nuk është i rëndësishëm vetëm për ta, por ka domethënie të veçantë për çdo familje, çdo fëmijë dhe për shoqërinë në tërësi.

“Sa më të shëndetshme të jenë gratë dhe vajzat, aq më e shëndetshme është edhe shoqëria”, u shpreh ministrja.

“Prandaj, vëmendja dhe kujdesi për gratë dhe vajzat duhet të jetë sa më i madh jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit. Një vizitë tek mjeku, një kontroll, një mamografi dhe diagnostifikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, apeloi Kushi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona have 14 points after 10 rounds - the worst start in La Liga in 33 years
The same goal Monday in the Euro 1960 final: did not see the ball fly into the net, and says that he had no right not to score
Monday's last name appeared by accident - because of a drunk person. He entered the day of the week in the documents
Messi is the only one in the top 5 European leagues not to score after 10 + shots in a championship game this season
Lampard on 3-1 with Leeds: I'm absolutely thrilled. On another day we could have scored 5-6
Koeman on 1:2 with Cadiz: the Mood was not too good. Lost because of an error
Mbappe scored his 100th goal for PSG and shares 4th place in the club's goalscoring list