logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Foto/ Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke, mbrëmje fantastike në Korçë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ “Vox Baroque”, festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke, aktiviteti i vetëm në llojin e tij solli një mbrëmje fantastike në Korçë. Ky festival i cili mundëson promovimim dhe përhapjen e repertorit antik, pjesë e trashëgimisë kulturore ka tërhequr vëmendjen e artdashësve korçarë.

Në edicionin e tij të 6-të, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke u stacionua te Hani i Pazarit në Korçë, duke ofruar tingujt e muzikës së vjetër baroke.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque” mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri.

Ky festival synon gërshetimin mes përhapjes së repertorit antik rigorozisht të ekzekutuar sipas rregullave të traktateve të kohës dhe iniciativave alternative promovuese të atyre artefakteve pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO