Si pasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

Grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb