PARIS, 11 maj /ATSH-AFP/ – Në një votim të befasishëm, Asambleja Kombëtare franceze vendosi sot në mbrëmje kundër përdorimit të pasaportës shëndetësore COVID-19 që do të rregullonte hyrjen në vende të caktuara.

Me 108 vota kundër dhe 103 pro, ndryshimi u bë falë partisë centriste Lëvizja Demokrate (MoDem), që në fakt mbështet partinë Republika në Lëvizje (LREM) të presidentit Emmanuel Macron.

“Ne kishim dhënë vija të kuqe, por nuk pati ndonjë dialog ose interes për të dëgjuar atë që ligjvënësit kishin për të thënë, prandaj MoDem vendosi të refuzojë artikullin e projektligjit”, tha Philippe Latombe i MoDem.

Macron e konsideronte pasaportën shëndetësore si një mjet kryesor në lehtësimin e kufizimeve antiCOVID-19.

Megjithatë, shumë deputetë e kritikuan artikullin si tepër i pasaktë, duke shtuar se pyetje të shumta nuk ishin sqaruar.

Qeveria e Macron mund të kërkojë ende një konsultë të dytë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.