Albania

FRANKFURT – Lagarde: Rritje e mundshme e inflacionit në eurozonë

FRANKFURT, 27 shtator/ATSH-DPA/ – Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde tha sot se ishte e mundur që inflacioni i eurozonës të bëhej më i fortë, por rreziqet e një skenari të tillë ishin të kufizuara.

“Ndërsa inflacioni mund të rezultojë më i dobët nga sa ishte parashikuar, nëse aktiviteti ekonomik do të ndikohej nga një shtrëngim i ripërtërirë i kufizimeve, ka disa faktorë që mund të çojnë në presione më të forta të çmimeve, nga sa pritet aktualisht”, tha Lagarde në një dëgjim online të Parlamentit Evropian.

“Mungesat e zgjatura të furnizimit mund të çojnë në çmime më të larta dhe inflacion më të fortë dhe, gjithashtu, mund të rezultojnë në kërkesa më të larta për paga, sesa parashikohej”, shtoi kreu i BQE-së.

Inflacioni i eurozonës arriti një nivel më të lartë prej 3 për qind në dekadë në gusht.

Në fillim të këtij muaji, BQE ngriti parashikimin e inflacionit total për këtë vit në 2,2 për qind dhe perspektiva për vitin e ardhshëm u ngrit në 1,7 për qind.

Projektimi për vitin 2023 u rrit në 1,5 për qind./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Joan Laporta: My worst moment at Barca was the departure of Messi. The best is a loan of 595 million euros
Nuno on Kane's performance: He is much more than just goals. Harry is one of the best
Mbappe has 2 goals and 4 assists in the last 5 matches for PSG and the French national team
Owner of Steaua: I keep my distance from the vaccinated, I sit down at 2 meters. You'll see what happens in a year or two
Ex-owner of Newcastle Hall about the Saudis: How dare 6 top clubs criticize us when they were going to the Super League?
Jurgen Klopp: Salah's performance is insane. He is one of the best players in the world, without any ifs and buts
Pat Nevin: Pulisic had periods at Chelsea when it seemed that he would become one of the best players on the planet