Albania

Gjimshiti: Në janar bëj pesë vite në Itali, jam përmirësuar

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti ka qenë ditën e sotme në konferencë për shtyp para sfidës së nesërme ndaj Midtjaland në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti i kombëtares thekson se në janar bën pesë vite që është në Itali dhe beson se është përmirësuar, ndërsa shton se ky kampionat të rrit mentalisht.

-Çfarë ndryshon nga humbja me Veronën?

“Do të kërkojmë të shkojmë përpara dhe të përballojmë sfidën e nesërme. Humbëm dy pikë me dy gabimet tona, por do të kërkojmë ta përballojmë më mirë këtë sfidë”.

-Jeni rritur shumë së fundmi?

“Nuk jam një nga ato që lexoj shumë gazetat, me siguri që jam rritur shumë. Në janar bëj pesë vite që jam pjesë e futbollit italian, është një kampionat që të bën të rritesh edhe mentalisht. Tani është viti i tretë që jam këtu me trajnerin Gasperini, mendoj se jam rritur. Ka kualitet në këtë skuadër, e kjo të ndihmon të rritesh. Shihet që ka shumë dëshirë. Është e njëjta gjë edhe për shokët e skuadrës”.

-Para Veronës kishit pësuar vetëm dy gola, çfarë ka ndryshuar?

“Së fundmi, kemi pësuar më pak gola, jemi më solidë në prapavijë. Kemi punuar për të arritur këtë kompaktësi në mbrojtje, është forca jonë. Në ndeshjet e fundit ia kemi dalë të luajmë më mirë, me Veronën bëmë gabime që mund të shmangeshin, por gjithnjë mund të rritemi më shumë”.

-Si po e përjetoni këtë periudhë me shumë alternime rezultatesh?

“Siç e ka thënë edhe Papu, duhet të vazhdojmë përpara. E dimë, rezultatet që kemi marrë së fundmi, vijnë për shkak të dëshirës që kemi treguar. Jemi të mërzitur pas ndeshjes së të shtunës, por duhet të shohim përpara”, u shpreh Gjimshiti.

Football news:

Cagliari have extended their contract with Di Francesco until 2023. The club has 7 consecutive defeats
Girona posted a meme with a cat dancing to the polka after the victory over Espanyol
Levandovsky has 500 goals in his career. Only Ronaldo, Messi and Zlatan have scored as many of the current players
Real Madrid director Butragueno on Modric: Such players make football better. The fact that he is in our team is a luxury
Neymar has included Zlatan, Beckham, Buffon, Weah and seven Brazilians in the PSG legends squad
Greenwood is the youngest scorer of the goal against Liverpool for Manchester United after Rooney
Barcelona without Messi does not lose 12 matches in a row