Gjykata Supreme ka konfirmuar përfundimisht dënimin me 2 vite burg të ish- kryeministrit Nikola Gruevski duke hedhur poshtë ankimimin e tij për vendimin e Apelit.

Ai duhet të vuajë dënimin në Maqedoninë e Veriut për një tender joligjor për blerjen e një automjeti 600 mijë euro, por ndërkohë ndodhet në Hungari.

Po ashtu Gordana Jankullovska, ish- ministrja e brendshme duhet të vuajë 6 vite burg kurse ish- zyrtari Popovski 9 vite.

Procesi ka filluar prej disa vitesh, teksa në fund të 2018 Gruevski u arratis për në Hungari një ditë para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Ai u strehua në Hungari teksa ka dyshime të forta se si vendkalim përdori Shqipërinë, por që nuk u gjetën prova.

Gruevski fitoi azil në Hungari dhe shteti refuzoi që të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb