Albania

Grevistet, apel për mbështetje grave të PS-së: Jemi gati të bisedojmë për gjithçka, por jo për rrogat. Më mirë vdesim këtu brenda, jashtë njësoj na pret uria

Në ditën e dhjetë të protestës, gratë e grevës së urisë në Ballsh nuk tërhiqen, madje kanë paralajmëruar përshkallëzimin e mëtejshëm, duke thënë se po i detyrojnë që të fusin aty edhe fëmijët e tyre.

Grevistet u bënë sot apel grave socialiste të parlamentit për mbështetje dhe solidarizim me kauzën e tyre pasi u kanë dhënë votën. Qëndrimin e kryeministrit disa prej tyre e quajnë presion, të tjerat, teatër.

“Për çfarë të bisedojmë? Ne s’po i kërkojmë kryeministrit diçka që është jashtë detyrave të tij. Kërkojmë të zbatohet një vendim gjyqi dhe të na jepen rrogat, kërkojmë bukën e fëmijëve tanë. Qeveria ka pasur kohën e mjaftueshme për të biseduar me ne, që nga janari që kemi nisur protestën. Por nuk donin, na dhunuan me polici, tani po na çnderojnë si njerëz” – thotë një nga grevistet, e pyetur pse nuk dalin nga greva e pastaj të bisedojnë sic propozon kryeministri.

Sot një prej tyre është shprehur se janë gati të negociojnë rifillimin e punës, por jo kushtin e rrogave të prapambetura:

“Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, por nuk ka pse të negociojmë për lekët tona. Do na kapë korona se imuniteti po na shkon zero. Po më mirë të vdesim këtu brenda, se të dalim jashtë e të vdesim njësoj nga uria. Është turp, është turp që ndodh kjo. Do marrim dhe fëmijët, do na vijnë edhe fëmijët këtu brenda për mbështetje”

h.b/dita

Football news:

Ferencvaros defender: Ronaldo waved me off when I asked for his shirt. Maybe it's because he didn't score for us
Klopp on firmino: the Team is an orchestra, and Bobby plays 12 instruments in It. He is important to us
Antonio Conte: I Don't think Real Madrid can cry about their losses. It's funny that the media write about their problems with the squad
Lewandowski on the cancellation Of the Golden ball: it's not that important. Such prizes are something extra
Salah can play with Atalanta. He became ill with the coronavirus
Klopp on injured: no News. I have no idea who will play for Atalanta. Why should we give them information?
Barcelona are thinking about signing Garay due to Pique's injury