Albania

Grida nuk e humb besimin, ja si i përgjigjet pyetjes: A do ta mund ndonjëherë Luli, Ramën

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka thënë me mjaft bindje se pavarësisht gjithçkaje, kryedemokrati Lulzim Basha mund të mundë kryeministrin Edi Rama. E ftuar në kanalin Syri, Duma u pyet nëse beson se Basha do ta mundë ndonjëherë Ramën dhe u përgjigj pozitivisht.

Duma shtoi se ajo që duhet të bëjë Basha është që forcojë mjetet që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

“Besoj që ai mundet. Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, është të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash. Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak. Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente,”- tha Duma.

n.s. / dita

Football news:

Fiorentina has agreed a contract with the coach of La Spezia Italiano
Marchisio said that all the players of the Italian national team should have taken a knee. He later added that there should be freedom of choice
England will do their hair like Foden if they win the Euro
Manchester United are ready to trade Pogba for Varane. Real Madrid want to sell the defender to sign Mbappe or Holand
The participation of Muller and Hummels in the match against Hungary is questionable due to knee injuries
Neuer will wear an LGBT armband for the match against Hungary
Chalhanoglu will sign a 3-year contract with Inter with a salary of 5 million euros. Medical check-up-tomorrow