Albania

Gucati kërkon përmirësimin e listave me emrat e veteranëve të rremë

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas publikimit të disa listave të veteranëve të rremë, duke thënë se në këtë listë bëjnë pjesë edhe shumë ish-luftëtarë që luftuan nën emblemën e UÇK-së.

Ai në një shkrim në Facebook shpreh zhgënjimin se si Prokuroria ka bërë gabime të tilla, duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm të listave.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria që t’u kërkojë falje ish-ushtarëve të UÇK-së emrat e të cilëve figurojnë në këto lista.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

“Reagim

Une Kryetar i OVL se UÇK se, që me marrjen e detyres time si perfaqesues i Veteraneve të Ushtris Çlirimtare të Kosovës jam betuar që ti perfaqesoj me nder dhe ti mbroj dhe ruaj vlerat e mia dhe të bashkëluftetareve të mi, sot nuk jan fyer vetëm bashkëluftetarët e mi që emrat e tyre figurojn në listat me emrat e rreme të veteraneve sot ndihem i fyer une dhe ndjej mllef të shoh emrat e tyre në një list të till.

Prokuroria jo vetëm që duhet në menyre sa me të shpejt të bëj keto permirësime por duhet të kerkoj falje publike ndaj ketyre Individeve emrat e të cileve u njollosen dhe mundi dhe sakrifica e tyre perlyhet në një list kinse ata qenkan veteran të rrejshem, une ndihem i zhgenjyer nga Prokuroria se si ka arritur ne gabime të tilla.

Por une do qendroj gjithmom perkrah jush për të demantuar mashtrimet dhe për të zbardhur të vertetën rreth emrave tuaj, sakrifica mundi dhe dashuria juaj ndaj atdheut nuk mund të bie nga një list e cila qe në hapat e par ngeli pa përfunduar punen ashtu siq duhet punuar një Prokurori, e që sot duhet të ndihet e turperuar perball ketyre ushtareve të vertet të UÇK të cilet ishin në sherbim të atdheut qe ne fillet e para të luftes për Çlirim.

Pres që sa më par Prokuroria të shlyej Borxhin ndaj bashkeluftetareve tan dhe të bej permirsimin e listave dhe kerkim falje ndaj tyre!”(sic) /Telegrafi/

[embedded content]

Football news:

MLS is back: almost 9 minutes of protest against racism and a giant virtual adidas logo in the center of the field
Solskjaer on MATIC: I'm Glad he stayed. We need experience in a team with children who run around
Germany manager Bierhoff: Havertz is a player for Real Madrid
Buffon's agent: Gianluigi should become a coach. He can lead Juve
Barcelona won the court against Santos in the Neymar case. The Brazilians demanded more than 61 million euros
Jamon, cheese, wine, tortilla and the best view of the stadium. The only La Liga club playing in front of the fans
Vinicius test for coronavirus, showed deviation from the norm. Real expects new results by the evening